
Ndërsa misioni Artemis II udhëton drejt Hënës dhe publiku ishte gjithë “sy” për pamjet e publikuara nga NASA, disa përdorues kanë shfaqur skepticizëm mbi autenticitetin e tyre.
Një koment të veçantë ka bërë një shqiptar nga Kosova, i identifikuar në rrjetet sociale si Nexhi Krasniqi, e cila pyeti në faqen zyrtare të NASA-s:
“Pse nuk po duken yjet nga ky pozicion? Dyshoj që është krijuar nga inteligjenca artificiale!”
Nuk ka vonuar përgjigja e NASA:
“Nexhi Krasniqi, nuk mund të shohim yje në këto imazhe sepse yjet duken relativisht shumë të zbehtë krahasuar me Hënën, e cila është shumë më afër dhe pasqyron shumë më shumë dritë. Kamerat mund të kapin vetëm një gamë të caktuar midis pjesëve më të ndritshme dhe më të errëta.”
Ju bind ky sqarim?

Lini një Përgjigje