TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Prill 2024, 15:17

“Po ike ti unë nuk qëndroj”, Meritoni harron çfarë ka premtuar: Pse, do ia lëmë këtyre çmimin?

Shkruar nga Pamfleti

“Po ike ti unë nuk qëndroj”, Meritoni harron

Një prej tre të skualifikuarëve, të cilët momentalisht ndodhen në dhomën e ‘Torturës së Bardhë’, do të eleminohet në ‘Prime-n’ e së shtunës, një vendim ky që do të zgjidhet prej publikut. Si duket nominimi përballë Eglës e ka 'trembur' Ilnisën, e cila i tha Meritonit se i eliminuari do të jetë njëri prej tyre.

Ishte Meritoni që iu drejtua partneres së tij, se nëse ai largohet, ajo duhet ta fitojë këtë edicion të ‘BBVIP’. Ndërsa kjo pyetje e preku Ilnisën, që më pas shpërtheu në lot. Pasi ka nisur të qajë, është larguar prej Meritonit teksa ky i fundit është munduar ta qetësojë Ilnisën.

Meritoni: Çfarë eksperience kjo! Po ika, a do ta fitosh?

Ilnisa: Po pse duhet të ikësh ti? Duhet të iki unë? Ndërrojmë temë

Meritoni: Po ika, a do ta fitosh?

Ilnisa: Po ika unë, do ta fitosh ti?

Meritoni: Qëndrojmë tek e imja

Ilnisa: Po ike ti, do qëndroj thua unë këtu? Si thua ti?

Meritoni: Normal që po. Duhet ta fitosh! Pse, duhet të lësh këta që të fitojnë? Kush duhet ta fitojë, kjo (Egla)? Është i joni çmimi

Ilnisa: Ndërrojmë temë, atë s’e dimë ne se kush ikën? Se s’dua të qaj tani.

Mesa duket Meritoni e ka harruar premtimin e tij. Më herët ai pati deklaruar se nëse del Ilnisa, do dalë edhe ai, por mesa duket çifti “ka ndërruar rol”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

meritoni dhe ilnisa dalja

Lini një Përgjigje