TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Prill 2024, 13:07

Tre miq do i bashkohen Dhomës së Bardhë në BBV3, për kë bëhet fjalë?

Shkruar nga Pamfleti

Tre miq do i bashkohen Dhomës së Bardhë në BBV3, për

Egla, Ilnisa dhe Meritoni prej gati 24 orësh janë zhvendosur në Dhomën e Bardhë, ku do të qëndrojnë deri të shtunën, ku publiku do të vendosë të rikthejë në garë dy prej tyre.

Sot, një zarf i bardhë ka mbërritur në dhomën e bardhë, i cili është lexuar nga Ilnisa. Në të shkruhej se tre miq të rinj do t’i bashkohen dhomës së tyre, për të cilët duhet të kujdesen.

“Në ditët tuaja të qëndrimit në dhomën e bardhë nuk do të jeni vetëm. Vëllai i Madh ju ka sjellë tre miq, të cilët do t’ju shoqërojnë. Kujdesuni për ta dhe mbajini afër”, shkruhet në zarf, i cili është lexuar nga Ilnisa.

Egla: Çfarë janë?

Ilnisa: Tre miq.

Egla: Shpresoj të jenë qenusha.

Egla, Meritoni dhe Ilnisa kanë dalë menjëherë në oborr, ku kanë gjetur tre qenusha të vegjël, për të cilët duhet të kujdesen.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

tre miq dhoma e bardhe bbv3

Lini një Përgjigje