TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Gusht 2024, 18:39

“Plasni”/ Stresi reagon sërish, thumbon policinë e Kosovës nga arratia

Shkruar nga Pamfleti

“Plasni”/ Stresi reagon sërish, thumbon policinë e

Reperi i njohur Stresi ka reaguar sërish në rrjetet sociale, teksa ka thumbuar policinë e Kosovës. Ai është shpallur në kërkim nga policia pas akuzohet se ka dhunuar personazhin e njohur të TikTok Medi Iseni.

Teksa shprehet se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se nuk e ka dhunuar, ai thotë se është shpallur në kërkim pa të drejtë.

Më herët, nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale Stresi i është drejtuar ministres së Drejtësisë në Kosovë, duke i thënë se drejtësia duhet të arrestojë kriminelë dhe jo atë apo mikun e tij Noizyn, i cili tashmë ndodhet pas hekurave.

Së fundmi, Stresi ka postuar në Instastory një video ku shfaqet bashkë me Noizyn në një koncert të mëparshëm duke kënduar këngën e tyre, “Medaljoni”, dhe ka zgjedhur që të dëgjohen vargje ku thonë:

“Për rekorde s’un na flet asnjoni, kemi dy dekada lojë s’keni ça na boni. Dhe ja ku jena tash si cikloni, ma t’fortë se kurrë s’un na përballoni. Dueti më i mirë! Plasni”, shkuan ai.

“Plasni”/ Stresi reagon sërish, thumbon policinë e

Lini një Përgjigje