
Përpos biznesit, pasioneve dhe talenteve, Ina Pojani rrëfeu edhe ftesat që ka marrë nga projektet reality show. Pojanushja (siç quajnë motrat njëra-tjetrën) rrëfeu dhe arsyen e refuzimit:
Anja: Meqe jemi tek reality show, ke marrë ndonjë herë propozime për të qenë pjesë?
Ina: Unë kam marrë shumë propozime, çfarë projekti ka dalë reality kam marrë ftesë
Anja: Në fillim të BBV3 u përfol shumë nëpër mediat rozë që ti do ishe pjesë e tij
Ina: Unë jam klaustrofobike dhe kam problem me mbylljet. Jam edhe shumë nevrike dhe kur shoh ca skena aty them: ore si nuk shahen këta? Ose, si nuk janë kapur ndonjëherë prej flokësh? Unë kam nerva. Ose jam shumë e qetë, e duruar, ose kam shpërthime të frikshme
Anja: Zemër ne jemi shqiptarë, mesdhetarë, ballkanas mbi të gjitha. Jemi të gjithë sanguinë dhe impulsivë, pavarësisht se hiqemi si norvegjezë. (Min- 30:00 - 32:10)
Lini një Përgjigje