TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Korrik 2024, 14:26

Pjesë e Big Brother Vip 4? Si e ka pritur ftesën Cozman

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë e Big Brother Vip 4? Si e ka pritur ftesën Cozman

Reperi Cozman, i cili ka qenë shumë i përfolur për lidhjen e tij të mëparshme me Tunën, është rikthyer në qendër të mediave rozë pikërisht për riafrimin me këngëtaren.

Kohët e fundit dyshja kanë performuar nëpër clube dhe koncerte sërish bashkë e zërat për një rikthim në krahët e njëri-tjetrit janë shtuar ndjeshëm.

Por jo vetëm kaq, Cozman është përfolur edhe si personazh që mund të bëhet pjese e reality shoë si “Big Brother”, në Shqipëri apo edhe Kosovë.

Teksa ishte i ftuar ditën e djeshme në “Pushime on Top”, së bashku me mikun e tij, Skerdi, Cozman komentoi lajmet e fundit që janë shkruar për të nëpër portale të ndryshme.

Mes të tjerave, për pyetjen nëse e ka konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e katërt të spektaklit, Cozman tha se ftesën e ka marrë më shumë se 5 herë, por e ka refuzuar.

“5 oferta kam refuzuar. ‘Big Brother Albania’, ‘Big Brother Kosova’”-u shpreh Cozman.

cozman bbv4

Lini një Përgjigje