TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Prill 2023, 10:16

Përqafimi me motrën paska qenë me ‘skenar’, del video e Oltës: Dori, ik andej

Shkruar nga Pamfleti

Përqafimi me motrën paska qenë me ‘skenar’, del video

Familjarët kanë postuar një moment ku duken dy motrat teksa përqafohen me njëra tjetrën të emocionuara pas daljes së Oltës nga Big Brother Vip.

Por një tjetër video tregon momentin kur çdo gjë është e inskenuar. Olta futet në shtëpi dhe përgatitet për xhirimin e videos, madje i thotë bashkëshortit: Dori, ik andej; dhe në momentin kur marrin aprovimin, dy motrat vrapojnë drejt njëra tjetrës.

Olta dhe Gerta janë përfolur gjatë se nuk flisnin me njëra tjetrën. Gerta është pyetur disa herë në lidhje me këto lajme, por ka zgjedhur të mos komentojë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

perqafimi olta dhe gerta skenar

Lini një Përgjigje