TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Prill 2023, 09:34

Do heqë dorë nga muzika klasike? Maestro tundohet, fama e orienton drejt muzikës popullore

Shkruar nga Pamfleti

Do heqë dorë nga muzika klasike? Maestro tundohet, fama e orienton

Beniada Nishani dhe Argjira Spanca bën një xhiro në Gramsh bashkë me Armaldo Kllogjerin, tenorin e BBV, i cili tani njihet si Maestro. Ata organizuan një intervistë mjaft interesante, ku nuk kanë munguar as takimet e Armaldos me fansat e tij.

I pyetur se si do vazhdojë karriera e tij në vazhdim, Armaldo shprehet se për shkak të popullaritetit që ka marrë tani do i futet dhe muzikës popullore, por pa hequr dorë nga muzika klasike.

“Duke qenë se në këtë moment jam bërë më popullor, jam bërë më i ndjekur nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, karriera ime ime ka marrë një dimension tjetër që është shumë i madh dhe përtej atij personazhi popullor që kam treguar në Big Brother. Do ta ruaj dhe statutin e Tenorit të muzikës klasike, pra do jem ndërmjet muzikës klasike dhe muzikës popullore, sepse muzika klasike më jep një ndjesi elegante të të bërit të kësaj muzike dhe të përcjellë emocionin e një muzike që vërtet një muzikë klas, por muzika popullore më jep një ndjesi jashtëzakonisht të lumtur, një ndjesi emocionale që të jesh me popullin duhet të jetë shumë bukur”, është shprehur Armaldo Kllogeri.

maestro muzike popullore

Lini një Përgjigje