TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Prill 2023, 22:36

Luizi përplaset me banorët e rikthyer në “BBV”, debat me Ronaldon: Ty nuk të ka llogaritur kush!

Shkruar nga Pamfleti

Luizi përplaset me banorët e rikthyer në “BBV”, debat

Rikthimi në shtëpinë e “Big Brother” i banorëve të rinj nuk ishte dhe ashtu siç pritej. Efi, Ronaldo dhe Kiara ishin pozicionuar qartë krah Luizit, por brenda dinamikat kanë ndryshuar që në ditën e parë.

Luizi ka debatuar me Ronaldon në lidhjen me nominimin e bërë nga Olta mbi Kiarën dhe Efin.

Ronaldo i cili nuk ka ndarë të njëjtin opinion me Luizin, është përballur me këtë të fundit që i kujton periudhën e tij të parë në BBVIP, nga e cila nuk pati asnjë situatë tensionuese që të përjetojë shpirtin e garës, kështu që sipas Luizit, Ronaldo nuk mund të japë mendime mbi këtë temë, aq më tepër që ka qenë jashtë shtëpisë gjatë kohës që ka ndodhur si ngjarje.

Luizi: Je duke eliminuar veten. Kjo është loja, çfarë futesh kot si 7 në 13 të mbrosh Antonelën?

Ronaldo: Unë dhashë një opinion timin se si e pashë situatën.

Luizi: Çdo kujt mund të futet si të dojë, po me 5 minuta si i bën Ronaldo dhe vjen flet nga jashtë.

Ronaldo: Kështu e shoh unë.

Luizi: Ti s’ke kaluar gjëra të tilla. S’të ka llogaritur kush, uroj që të jesh që ta përjetosh shpirtin e garës.

Ronaldo: Nuk po i them që s’ke të drejtën të nominosh Dean. E kam parë këtë komunikim nga mbrëmë deri sot.

Luizi: Pse nuk e pate këtë mendim kur diskutova me Bledin?

luizi ronaldo bbv

Lini një Përgjigje