TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Shtator 2023, 13:36

‘Përputhen’ nuk gjen ‘karar’ me opinionistët, tani edhe Aulona krahas Neda Ballukut

Shkruar nga Pamfleti

‘Përputhen’ nuk gjen ‘karar’ me opinionistët,

Me ikjen e Arjan Konomit, kasti i ‘Përputhen’ nuk po gjen qetësi me opinionistët. Përveç Neda Ballukut, në atë studio kanë hyrë e kanë dalë shumë emra të ekranit si opinionistë, sa nuk ngeli njeri pa kaluar një herë e pa dhënë mend në ‘Përputhen’.

Kësaj radhe, bashkë me Nedën do jetë edhe Aulona Musta opinioniste, të paktën për këtë sezon.

Ajo u prezantua episodin e djeshëm, ku në nisje të programit zhvilloi një takim 4-minutësh me bashkëshortin e saj, Tomin, të cilit i tha “porositë” pas angazhimit të ri në agjendën e saj të ngarkuar.

“Është shumë kënaqësi që do të jem më Nedën. Nuk besoj se do kapemi për flokësh, po çfarë s’bën vaki. E ndoqa që javën e parë se më tërhoqi, më ka pëlqyer kasti, më duken më të rritur më të pjekur. Më mbante të mbërthyer para TV dhe krijova opinione me shumicë që kam fatin t’i them këtu.”-tha Aulona për këtë rrugëtim të ri.

perputhen aulona musta

Lini një Përgjigje