TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Shtator 2023, 10:47

Ish-e dashura e Denisit futet në ‘Love Island’, bëjnë sikur nuk njihen (video)

Shkruar nga Pamfleti

Ish-e dashura e Denisit futet në ‘Love Island’, bëjnë

Spektakli i ‘Love Island Albania’ pati dy eliminime dhe një vajzë u bë pjesë e ‘reality show-t’, e cila hyri si një bombshell.

Bëhet fjalë për Xhesikën, e cila është ish e dashura e Denisit.

Ky i fundit del ta presë dhe kur e takon bën sikur prezantohet për herë të parë: Denisi, gëzohem!

Fillimisht emri i saj nuk është zbuluar për banorët por më pas, ka qenë moderatorja e emisionit, Luana, ajo që u zbuloi banorëve sekretin.

Denisi dhe Xhesika ishin ndarë rreth 8 muaj më parë kur Denisi i kishte thënë se do të vazhdojë masterin dhe kishte përfunduar në spektakël.

Nuk dihet nëse kjo është një marrëveshje mes çiftit që para se të hynin në Love Island, apo nëse Xhesika është futur për inat të Denisit në të njëjtin format.

Gjithsesi, siç ndodh rëndom nëpër shfaqjet reality, strategjia do të mësohet shumë shpejt.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Love Island Albania (@loveisland.albania)

denisi xhesika love island albania

Lini një Përgjigje