TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Korrik 2024, 10:41

“Përgjithmonë”, nisin dedikimet mes Einxhel dhe Dagz pas krizës në çift

Shkruar nga Pamfleti

“Përgjithmonë”, nisin dedikimet mes Einxhel dhe Dagz pas

Prej ditësh me radhë kudo nëpër mediat rozë është aluduar për një ndarje të mundshme mes dyshes së njohur, Dj Dagz dhe Einxhel Shkira të cilët janë gjithashtu prindër të një djali. Këto dyshime u ngritën pasi Shkira nuk e uroi partnerin e saj kur ai kishte ditëlindjen disa ditë më parë dhe nuk u pa në festën që ai kishte organizuar për ditëlindje.

Por në fakt u bë shumë zhurmë për asgjë! Dyshja duket se po vazhdojnë romancën e tyre me të njëjtin ritëm.

Prezantuesja ishte e pranishme së fundmi në festivalin Sunny Hill, ku performoi Dagz me PM. Përveç stilit të veçantë, Shkira mbante në qafë dhe një varëse me emrin, Dagz.

“Mbështetja ime më e madhe”, ka shkruar ai.

Shkira në anën tjetër sipër postimit ia ktheu: “Përgjithmonë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Einxhel Shkira (@einxhel_shkira)

einxhel dhe dagz dedikime

Lini një Përgjigje