
Egla pati një shqetësim shëndetësor dje, teksa mjekët nxituan brenda shtëpisë së Big Brother për t’i ofruar ndihmën.
Por duket se në orët e mbrëmjes, dhe pas serumit, Egla jo vetëm që e ka marrë veten, por ka rinisur debatet me banorët.
Ajo është çuar nga krevati, tashmë në rolin e lideres së shtëpisë, dhe u ka kërkuar banorëve të bëjnë punët.
Nuk ka kaluar ky moment pa përplasje mes saj, Meritonit dhe Romeos, që i kanë thënë të shtrihet pasi është sëmurë.
Sakaq, Egla u ka kërkuar banorëve të mos bëjnë punë në dhomën e gjumit, ku do qëndrojë në regjim shtrati.
Lini një Përgjigje