
Zhaklin Lekatari ishte në rolin e opinionistes në BBV2, ku u përball me shumë kritika për mendimet e saj për fituesin e edicionit të dytë Luiz Ejllin.
Ndërkohë, Luizi është bërë baba për herë të parë por a e ka uruar Zhaklina atë? Ajo thotë se jo, madje nuk i përmend as emrin Luizit.
“Nuk kam kontakte me të gjithë banorët e ‘BBV’. Me thënë të drejtën nuk ia kam uruar. Sigurisht që lindja e një fëmije është gjithmonë e begatë dhe jetë të gjatë të gjithë fëmijëve që lindin, jo vetëm vajzës së atij. Por nuk mendoj që duhet të bëja një urim publik sepse nuk kam bërë urime të tjera publike për personazhe të tjerë si ‘gëzuar ditëlindjen’, ‘urime ditëlindja e vajzës’, nëse urimet i bëj, i bëj private dhe asnjëherë publike.”, tha ajo gjatë një interviste.
Lini një Përgjigje