TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Maj 2024, 22:15

“Do ishte lidhur me mua nëse s’do isha i martuar”/ Deklarata e Julit për Heidin, reagon i vëllai: Hedh gurin e fsheh dorën

Shkruar nga Pamfleti

“Do ishte lidhur me mua nëse s’do isha i martuar”/

Vëllai i Julit, Mario Deda ka folur lidhur me deklaratën e të vëllait për Heidin, ku bëri shumë bujë.

Në videon e bërë menjëherë virale, Juli ka qenë nën shoqërinë e Eglës, Çimit dhe Gracianos në oborr. Teksa të gjithë janë duke biseduar për Heidin, Juli është shprehur se një ish-banor ka thënë se Heidi do të ishte ishte lidhur me atë, nëse ai nuk do ishte i martuar, pasi e ka parë që ishte lojtar i fortë.

"Vendosja në vetën e parë e këtij citimi, është e qëllimshme për të dëmtuar imazhin apo për të hedhur diskutim në audiencë mendjen perverse. Mendja perverse nuk lidhet me Julin, mendja perverse mund të lidhet me thelbin e kësaj bisede që është e bërë nga dikush tjetër, prandaj Juli është i kujdesshëm që nuk përmend as emrin e kujt për kë dhe për çdo gjë flet në vetën e tretë sikur të ishte një libër i shkruar dhe lexohet.

Sepse po diskutonin mbi sinqeritetin e lojës së Heidit. Shpesh herë një palë thotë, një palë thotë është shumë solare, etj, etj. Dhe Juli i ndikuar nga këto biseda të shpeshta, atyre i reflekton prime shumë", tha vëllai i Julit për "TCH".

Lini një Përgjigje