TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Maj 2025, 15:20

Parashqevi Simaku së shpejti me videoklip të ri

Shkruar nga Pamfleti

Parashqevi Simaku së shpejti me videoklip të ri

Pas një mungese tejet të gjatë, këngëtarja Parashqevi Simaku iu rikthye muzikës por jo videoklipeve. Ikona e muzikës shqiptare së shpejti do të surprizojë me videoklipin e ri të regjistruar në New York.

Lajmi në fjalë është bërë i ditur nga biznesmeni i njohur shqiptar, Elton Ilrijani i cili i është gjendur pranë Parashqevisë në momentin më të vështirë të jetës.

“Parashqevi Simaku shumë shpejt vjen me videoklipin më të ri, të xhiruar dje në New York City”, shkruan ai.

Në rrjet është përfolur para disa kohësh që Parashqevia po përgatitet për një rikthim në muzikë të shoqëruar me videoklipe. Mesa duket ky moment ka mbërritur.

Parashqevi Simaku së shpejti me videoklip të ri

parashqevi simaku

Lini një Përgjigje