
Ori Nebiaj la përgjysmë moderimin e emisionit “Përputhen”, për t’iu bashkuar politikës si deputete, pasi Grima Duma dha dorëheqjen. Ajo është gjithashtu edhe opinioniste e këtij edicioni në “BBV”. Meqë në politikë nuk shkëlqeu dhe nuk tha asnjë fjalë, menduam çoç do shkëlqejë si mendimtare në Big.
Opinionistja ka ndarë në Instastory me ndjekësit e saj një shprehje që Albi Nako ka përmendur gjatë “BBV” ku ka thënë se politika nuk duhet duartrokitur për investimet që bën.
E meqë koreografi i doli në “shteg”, Ori ka vendosur të japë një mesazh për qeverinë nëpërmjet deklaratës së banorit:
“Me duartrokit politikën se të jep rrugë e shkolla, është si me duartrokit bankomatin se të jep lekët e tua”

Lini një Përgjigje