I ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, Arbër Hajdari ka folur për angazhimin e tij në “Fundjavë Ndryshe” si dhe për eksperiencën si opinionist në “Big Brother VIP Albania”.
Gjatë intervistës, ai u ndal edhe te rrugëtimi i tij në drejtimin e fondacionit, duke theksuar se projektet sociale mbeten prioritet dhe se aktualisht është i fokusuar në iniciativa me karakter kombëtar, përfshirë ndërtimin e një shtëpie për të moshuar dhe një qendre për fëmijë me kapacitet të madh.
I pyetur për përfshirje në politikë, Hajdari u shpreh se nuk ka një vendim të qartë, duke lënë të hapur çdo mundësi për të ardhmen, por duke theksuar se për momentin fokusi i tij është tek projektet aktuale.
Në intervistë ai komentoi edhe marrëdhëniet e tij profesionale me figura si Monika Kryemadhi dhe Ledion Liço, si dhe eksperiencën në “Big Brother VIP”.
Nga ana tjetër, ai u ndal gjatë edhe te roli i opinionistit, duke e cilësuar si një rol që nuk duhet të konsiderohet profesion dhe që, sipas tij, duhet të ndryshojë me kohën për të sjellë këndvështrime të reja.
I pyetur nëse kjo nënkupton largim nga “BBV”, ai u shpreh se nuk ka thënë diçka të tillë, por se mënyra si funksionon ky rol dhe prania e shumë roleve në media duhet të shihet me më shumë kujdes, duke theksuar rëndësinë e verifikimit dhe fokusit në informacion.
ku ka lidhje me politiken ky mo vlla