TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Prill 2023, 20:43

Olta Gixhari reagon për herë të parë pas daljes nga BBV: Amari, 100 mijë euroshi im

Shkruar nga Pamfleti

Olta Gixhari reagon për herë të parë pas daljes nga BBV:

Aktorja e njohur Olta Gixhari ishte padyshim një nga personazhet më të komentuar në shtëpinë e Big Brother Vip Albania.

Pas vendimit për të hequr dorë nga çmimi i madh për shkak të mallit që kishte për djalin e saj, Olta ka reaguar sot për herë të parë. Në një postim në Instagram, aktorja shihet qartë që po shijon ditët që mungoi pranë Amarit, të cilit i referohet si ‘100 mijë euroshi’ i saj duke treguar edhe një herë se familja për të ka rëndësi më të madhe se loja.

Krahasa mesazhit, ajo postoi disa foto duke luajtur dhe përdori 2 hashtage, njëra prej të cilave i shkonte partnerit të saj. “Sot nominoj Dorin se nuk ka bërë foto të mira”.

"Gjithë bota ime në një foto. Dashuria e Amar dhe ajo që kam marrë nga ju në këto ditë ma ka mbushur shpirtin plot dhe më ka bërë të besoj se asnjëherë nuk je gabim nëse ndjek rrugën e zemrës. Ju dua shumë të gjithëve! Zoti ju bekoftë në familjet tuaja! #100MijëEuroshiIm ???? #Sot NominojDorinSeNukIKaBërëMirëFotot"

Olta Gixhari reagon për herë të parë pas daljes nga BBV:Olta Gixhari reagon për herë të parë pas daljes nga BBV:Olta Gixhari reagon për herë të parë pas daljes nga BBV:Olta Gixhari reagon për herë të parë pas daljes nga BBV:

olta gixhari amari dalje bbv

Lini një Përgjigje