TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Mars 2023, 09:13

"Nuk rri dot pa pirë drogë"/ Luizi përplaset me Oltën: S’ke limite, njeri pa vlerë!

Shkruar nga Pamfleti
"Nuk rri dot pa pirë drogë"/ Luizi përplaset me

Pasditja e djeshme ka kaluar me shumë debate mes banorëve në shtëpinë e Big Brother Vip 2. Olta dhe Luizi janë përballur përpara të gjithë banorëve në ambientet e jashtme të shtëpisë. Debati mes tyre ka vazhduar me akuza të ndryshme. Luizi solli në vëmendje akuzën e Oltës, se ai është një përdorues droge. Olta u përgjigj se ajo nuk ia ka thënë këtë gjë.

Debati: 

Olta: Ti nuk mund të flasësh moralisht për mua

Luizi: E dëgjon nëna ime, motra ime…

Olta: Edhe për mua e dëgjon babi im, mami im, burri im… Ti mua në moral nuk më prek dot!

Luizi: Nuk jam duke të akuzuar për diçka që bën ti jashtë

Olta: E ke thënë, ka qenë dhe Kristi prezent

Luizi: Të thashë si të shoh unë ty

Olta: Pastaj fute dhe elementin e tualetit

Luizi: Unë të shoh si njeri pa vlerë

Olta: Është shumë e shëmtuar..

Luizi: Ti më akuzove për diçka që unë e kam sipas teje…(Flet për akuzën e Oltës se është përdorues i drogës)

Olta: Më ka manipuluar biseda, ka tentuar të më manipulojë si karakter që të shfaqem si një njeri që s’jam dhe më ka ofenduar.

Kristi: Luiz, e njëjta pyetje, cila ka qenë gjëja më e rëndë që ka bërë Olta për ty?

Luizi: Kur ka thënë, Luizi nuk rri dot pa pi drogë… se më shihte buzët që I kisha të bardha pasi puthja Kiarën. Ka shpifje më të madhe? Ma të shëmtut, në një format të tillë. Edhe sikur të ishte… pavarësisht se unë se kam prek kurrë me dorë, mund të jetë një ves që e kanë shumë të rinj…s’më thotë kush. Kjo…e thotë me bindje. “E di, ju them unë!”. Ia thonte Deas, ia thonte Teas. Prandaj them, kjo ka zgjedhur mënyrën më të shëmtut me lujt këtë lojë.

Qetsori-Oltës: Po ti me ça qëllimi e ke thënë?

Olta: E di ai shumë mirë

Luizi: Ça di unë shumë mirë? Hë pra, thuje!

Olta: E di shumë mirë…

Lini një Përgjigje