
“Big Brother Vip 3” ka deri tani 24 persona brenda shtëpisë së famshme. Ndërkohë që jemi në fillim të këtij edicioni, banorët kanë qenë shumë aktivë, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Romeon, i cili ka treguar aftësitë e një lojtari nën mesatar, të paktën deri tani.
E meqë Romeo nuk po “qullos” gjë vetë, produksioni, i cili e ka me qejf ta nxjerrë fitues, ka angazhuar “mekanizmat” e veta.
Kështu, Fifi ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram dhe përmes një postimi të bërë në Instastory, ka treguar se në këtë edicion përkrah Romeon.
“Çfarë mendon për Romeon?”, ka qenë medemek pyetja që i është drejtuar Filloretës në Instagram dhe përgjigja e saj ishte:
“Që është banori im i preferuar momentalisht”, teksa ka publikuar gjithashtu edhe mënyrat se si mund ta votojnë Romeon. Pra, jo vetëm e pëlqen, por Fifi tregon dhe mënyrat se si mund ta votosh atë. Veprim ky që lexohet lehtësisht nga ata me “dy para mend në kokë” që është një stisje e produksionit.
Gjithsesi, sado të përpiqen, do duhet ta zhgënjejmë pak Fifin dhe ata që e kanë mësuar se si votohet për Romeon që ky i fundit nuk ka gjë në vijë. Loja e tij lë shumë për të dëshiruar.
Kujtojmë që Fifi ka qenë një ish-konkurrente e Big Brother Vip 1, e cila e ndërpreu garën e saj për shkak të një gjendjeje të rënduar psikologjike. /Pamfleti
Lini një Përgjigje