
Përplasjet e Kiarës me Efin brenda shtëpisë së Big Brother VIP dhe komentet negative që ka marrë moderatorja, kanë ndikuar në gjendjen shëndetësore të gjyshes së saj, Leta, të cilën Kiara e ka bërë të njohur me anë të postimeve në rrjetet sociale. Madje nëna Leta ishte edhe e ftuar në BBV, ku u dyshua se i dha të mbesës një facoletë të shkruar.
Sipas kushërirës së Kiarës, gjyshja nuk është ndjerë mirë dhe ka përfunduar në spital. Në një emision televiziv, i bëri thirrje komentuesve që të bëjnë kujdes me reagime, për shkak të gjendjes së familjarëve.
"Komentet negative në rrjetet sociale ndikojnë shumë tek të afërmit. Kam biseduar me familjarët e saj.
Pak para se të nisja emisionin, fola dhe me gjyshen e Kiarës e cila është prekur shumë nga këto komente dhe mesazhe, saqë ka pasur dhe probleme shëndetësore dhe i është dashur të shkojë në spital nga komentet dhe sulmet e shumta në rrjetet sociale. Përfitoj nga rasti t’u bëj thirrje të gjithë komentuesve, jo vetëm për Kiarën por për të gjithë, që të bëjnë kujdes me familjarët jashtë," tha kushërira e Kiarës.
Lini një Përgjigje