TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Prill 2023, 18:19

“Nuk marr urdhra nga askush”/ Dhoma e gjumit mbulohet nga mielli, Luiz përplaset me Ronaldon

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk marr urdhra nga askush”/ Dhoma e gjumit mbulohet nga mielli,

Dhoma e gjumit u “mbulua” me miell mbrëmjen e kaluar, pasi Deamishel, Jori dhe Keisi zgjodhën t’i ngrinin një rreng Ronaldos, duke ia bërë pis krevatin me miell.

Kur ai shkoi të flinte dhe pa miellin në dyshek, ai shkundi çarçafët dhe më pas u shtri po në të njëjtin krevat, duke e bërë dyshemenë me miell.

Mëngjesin e sotëm, Luizi dhe Elvisi u ankuan për rrëmujën dhe papastërtinë në shtëpi. Luizi zgjoi Ronaldon dhe i tha atij të ngrihet të pastrojë rrëmujën.

Pasi Ronaldo nuk u ngrit, Luizi nisi të këndonte me zë të lartë pranë tij dhe i tha se shtëpia është bërë zhul dhe se ai duhet ta pastronte. 

Pasi u zgjua, Ronaldo u kërkoi banorëve që dikush t’i bënte një makiato, pasi ai vetë nuk di ta përgatisë. Elvisi i tha se nuk e bën dot, ndërsa Kiara i tha atij të shkojë të pastrojë dhomën, e më pas do ia bëjë makiaton.

Të njëjtën gjë i tha edhe Luizi, por nga ky i fundit ai e mori si urdhër. Ronaldo i tha Luizit se ai nuk është askushi ta urdhërojë atë që të bëjë diçka.

Teksa të gjithë banorët i kërkuan Ronaldos të pastronte shtëpinë, që ai bëri me miell, ky i fundit refuzoi.

Kristi doli garant që të pastronte shtëpinë, ndonëse nuk u mor seriozisht nga banorët, pasi sipas tyre, Kristi nuk bën punët e veta. 

ronaldo luiz miell big brother

Lini një Përgjigje