TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Korrik 2024, 10:25

Nuk lanë gjë pa i thënë njëra-tjetrës, Roza Lati dhe Françeska Murati kalojnë bashkë pushimet

Shkruar nga Pamfleti

Nuk lanë gjë pa i thënë njëra-tjetrës, Roza Lati

Roza Lati dhe Françeska Murati duket se po kalojnë pushimet me njëra-tjetrën. Dy ish-banoret e BBVIP 3 duket se janë lidhur shumë së bashku që pas përfundimit të spektaklit.

Moderatorja e njohur dhe “Miss Central London 2023” kanë pasur përplasjet e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por duket se çdo gjë e kanë lënë pas.

Së fundmi, të dyja ato kanë postuar video dhe foto të njëra-tjetrës duke shijuar jugun e Shqipërisë, teksa në një postim, Françeska shkruan: “Ata që zihen, duhen më shumë”, duke e shoqëruar me fytyrë duke qeshur dhe me një zemër të bardhë.

Kjo është hera e dytë që dy ish-banoret po kalojnë pushimet së bashku, pasi edhe disa javë më parë Roza dhe Françeska ndodheshin në plazh, së bashku me ish-banorin Fation Kuqari.

Nuk lanë gjë pa i thënë njëra-tjetrës, Roza Lati Nuk lanë gjë pa i thënë njëra-tjetrës, Roza Lati

roza lati franceska murati

Lini një Përgjigje