TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Mars 2024, 12:02

Nuk ka “lojëra” me bodyguard-in e Dua Lipës; roja i ‘fluturon’ telefonin nga dora fanses që tentoi të bënte një foto

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka “lojëra” me bodyguard-in e Dua Lipës; roja i

Roja i sigurisë së Dua Lipës është vënë në qendër të vëmendjes pas një incidenti me fansen e yllit shqiptar.  Lipa ndodhet në Paris me të dashurin e saj, aktorin 34-vjeçar Callum Turner ku po shijojnë disa ditë pushimi.

Në një moment teksa dyshja dalin nga makina, një fanse i afrohet me nxitim Duas dhe në dorë mbante telefonin e saj, në insistim për t’i shkrepur foto.

Megjithatë përpjekjet e saj dështuan kur roja i sigurisë e shtyu fansen duke i rrëzuar telefonin nga dora.  Momenti është filmuar në kamera, ku shumica e fansave i kanë dhënë të drejtë “bodyguard-it” të Duas në këtë rast, por disa të tjerë e kanë cilësuar të tepërt kundërpërgjigjen e tij.

@dailymail Dua Lipa's bodyguard does NOT mess around ????‍♂️ ???? Amar Taoualit #dualipa #callumturner #celebrities #paris ♬ original sound - travis kelce | swvetener ⸆⸉

dua lipa bodyguard fanse

Lini një Përgjigje