Përplasjet mes Selinit dhe Rogertit vijojnë të tensionojnë atmosferën në shtëpinë e Big Brother VIP 5, duke u kthyer tashmë në një përplasje të hapur për mënyrën se si i drejtohen njëri-tjetrit.
Shkak i debatit të radhës u bë përdorimi i epiteteve, që nga një shkëmbim ironik u shndërrua në një përballje të drejtpërdrejtë mes dy banorëve.
Rogerti e thërret herë pas here Selinin “Barbie”, ndërsa gjatë ditës së djeshme ajo iu përgjigj me të njëjtën monedhë, duke e quajtur “bukurosh”. Kjo shprehje nuk u prit mirë nga Rogerti, i cili reagoi menjëherë duke i kërkuar të mos e përdorte më, duke theksuar statusin e tij familjar.
Pjesë nga debati:
Rogerti: Kunata ka filluar me Kristin prapë, kujdes me princin e zi, të kam thënë 100 herë.
Selin: Bukurosh, merr frymë thellë
Rogerti: Jo bukurosh, mos më thirr mua bukurosh
Selin: Bukurosh
Rogerti: Mos më thuaj mua bukurosh se nuk jam beqar
Selin: O bukurosh
Rogerti: Mos më thirr mua bukurosh me më tërheq vajzat beqare
Selin: Kur të stoposh ti të më thërrasësh Barbie, atëherë unë do stopoj
Rogerti: Thuaj tullumbac, çufo, ça të duash, por jo bukurosh. Nuk dua me më ardhë femrat se jam i martuar dhe i kënaqur.
Selin: Edhe mua Barbie nuk më thua dot se të gjithë e dinë se ça konotacioni ka kur i thua dikujt ashtu
Rogerti: Të lutem mos më thuaj bukurosh, kaq
Selin: Jo bukurosh por super bukurosh. Kështu që bukurosh kthe përgjigje nëse ke kapacitet për të kthyer përgjigje. Nuk e ke, ngelesh bukurosh.
Rogerti: Baby G më ndihmo, se ka konotacion tjetër.
Lini një Përgjigje