Kiara Tito ishte sot e ftuar në “Fan Club” ku dha intervistën e parë pas daljes nga “Big Brother VIP”. Mes të tjerash, Kiara ka treguar se si ka mbetur e habitur nga mbështetja që ka Luizi jashtë.
“Protestën e kam parë vetë dje kur dola. Jo nuk e dija që kishte arritur këto lloj përmasash. Ma merrte mendja, kemi pasur ca indicie të vogla si drona por jo në këtë lloj niveli. Nuk e prisja. Më bëhet shumë qejfi që kanë arritur ta kuptojnë se ça njeriu është ai”, u shpreh Kiara.
Megi: Si ndihesh që ai ka fituar përveç zemrës tënde dhe zemrën e njerëzve jashtë?
Kiara: E meriton gjithë pozitivitetin dhe mbështetjen që njerëzit i japin dhe do i japin deri në fund.
Ajo tha se disa herë i është bërë gjyq publik nga opinionistët për mënyrën se si e ka dashur Luizin, dhe kjo gjë ka reflektuar në sjelljen e saj.
“Ka pas momente gjatë Prime-ve, ku më është bërë gjyq publik, dhe ato më kanë prekur shumë. Kjo edhe më ka sjellë të reflektoj në atë sjellje”, tha Kiara në FanClub.
Moderatorja foli se si mund të shkojë rrugëtimi i Luizit në BBV2, ku sipas saj Olta do vijë në zbritje ndërsa Luizi në rritje.
“Olta nga ky moment mendoj që do vijë në zbritje, sepse Luizi do fuqizohet më shumë. Mendoj se publiku ka dashur ta shohë Luizin vetëm, pa mua në rrugëtimin në Big Brother Vip 2.
Nëna ime është shumë krenare për mua dhe Luizin, e do shumë”, tha Kiara.
E pyetur “a do ia hapësh derën” se nëse Luizi nuk fiton Big Brother, sepse me hyrjen në shtëpinë e BBV, ai ka thënë se nuk ka asnjë pasuri, moderatorja u shpreh:
“Unë e kam dashuruar Luizin pa patur asnjë lloj gjëje, kur erdhi në shtëpinë e BBV vetëm me një valixhe, dhe tha “unë s’kam gjë tjetër përveç se kësaj valixheje”.
Lini një Përgjigje