TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Shkurt 2025, 14:49

Nuk ‘dorëzohet’ Egli: Gjesti më hapi sytë, më bëri më të fortë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ‘dorëzohet’ Egli: Gjesti më hapi sytë, më

Egli, teksa bisedonte me Shkëlzenin buzë pishinës ka folur, si gjithmonë për Gjestin.

Mesa duket këngëtarja ‘nuk e ka haberin’ çfarë do të thotë të ‘të shkelin me këmbë’ dhe e ka marrë për stërvitje sjelljen sadiste të Gjestit. Madje arrin deri aty, sa thotë se ai është gjëja më e bukur që i ka ndodhur dhe e ka bërë më të fortë.

“Pavarësisht se çfarë ka ndodhur dhe nuk u kthye ajo që unë doja, është gjëja më e bukur që më ka ndodhur këtu. Më ka hapur sytë. Mendoja se kisha ardhur në një vend që vdisnin për mua. Kam dëgjuar çdo gjë për veten time këtu, më ka bërë shumë të fortë, më ka lodhur dhe më ka bërë të fortë. Është shumë e vërtetë që ça nuk të vret të bën më të fortë.”, përfundon e mallëngjyer këngëtarja.

Epo, të themi shyqyr që nuk ‘e ka rrahur’, se ndryshe, Egli do ndihej e pavdekshme! /Pamfleti

 

egli gjesti

Lini një Përgjigje