TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Dhjetor 2023, 19:26

Nisin përgatitjet për "Big Brother Vip 3", dalin pamjet brenda shtëpisë

Shkruar nga Pamfleti

Nisin përgatitjet për "Big Brother Vip 3", dalin pamjet

Show televiziv “Big Brother Vip Albania 3” është komentuar gjerësisht teksa duket se pritjes po i vjen fund.

Faqja zyrtare e Instagramit të “BBV” ka treguar se edicioni i tretë do të jetë në janar të vitit 2024.

Edhe afërsisht një muaj na ndan nga fillimi i edicionit të tretë, ku mbrëmja e spektaklit të parë është 13 janari. Tashmë duket se kanë nisur përgatitjet dhe rregullimet e shtëpisë më të famshme në Shqipëri e këtë na e ka treguar pak më parë edhe Lori Hoxha, ku mesa duket shtëpia këtë edicion do të jetë me shumë ndryshime.

Nisin përgatitjet për "Big Brother Vip 3", dalin pamjet

Deri më tani kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion, por ende nuk është konfirmuar asgjë. Emrat e rinj që po përfliten se do të jenë pjesë të “BBV3” janë: Graciano Tagani, Alfio Rrotani, Gerta Gixhari, Bardhi, Albi Nako, Erjola Doçi, Endrik Beba.

big brother shtepia pamje

Lini një Përgjigje