TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Dhjetor 2023, 17:39

Edona James përplaset ashpër me Bleron në 'BBVK': Manipulues, do të t’i nxjerr të gjitha të zezat

Shkruar nga Pamfleti

Edona James përplaset ashpër me Bleron në 'BBVK':

Këngëtari i njohur Blero Muharremi dhe Edona James kanë debatuar ashpër ditën e sotme në “Big Brother Vip Kosova”.

Në një moment situata ka agravuar dhe Edona James shpërtheu në ofendime ndaj konkurrentit duke i thënë atij që do t'ia nxjerrë të gjitha të zezat pasi sipas saj ai është një manipulues dhe njeri fals.

“Mbaje mend, unë ty do të t’i nxjerr të zezat, ti je manipulues, po mua nuk ke shanse, ti ke ardhur deri këtu në shpinën time deri këtu se kishe dal nga shtëpia me kohë, ti je fals, nuk ki respekt. Jam ndarë nga ti sepse kam parë që je fake. Ti mua më ke frikë sepse e din që unë do të nxjerr jashtë”, i tha Edona, Bleros.

Nga ana tjetër Blero nuk dëshironte që të debatonte me Edonën, i cili ishte shumë i tensionuar.

“Edona po flet pa lidhje. Ik, ik”, tha Blero.

Kujtojmë që marrëdhënia e dyshes është prishur disa javë më parë, pasi Blero i cili dukej mjaft i afërt me transgjinoren nuk e shpëtoi atë në zinxhirin e nominimeve, por një banor tjetër, ndërsa Edona u mërzit nga veprimi i këngëtarit.

edona james big brother vip

Lini një Përgjigje