TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Janar 2024, 16:11

Nga njohja me bashkëshorten te episodet komike me kolegët, rrëfimi i rrallë i aktorit Edmond Halili

Shkruar nga Pamfleti

Nga njohja me bashkëshorten te episodet komike me kolegët,

Në 50 vitet e tij në skenë, Edmond Halili spikati për interpretimet krah emrave të mëdhenj të humorit si Tano Banushi, Paulin Preka, Zyliha Miloti, Gëzim Kruja, Zef Deda etj.

I ftuar në Vila24, Halili erdhi në një intervistë ndryshe ku ndau me publikun raportin që ka me dy djemtë e tij dhe bashkëshorten.

“Ne jemi si familje humoristësh, unë kam dy djem, kam dhe një grua me letra domethënë. Jam penduar për djalin e madh që nuk e bëra aktor se duke parë që aktori nuk ka ndonjë fitim të madh këtu.

Jam baba i jashtëzakonshëm dhe shtëpiak i tmerrshëm edhe pse s’ma beson asnjë këtë. Në lagje madje kur më shohin më thonë si nuk vajte njëherë me duar bosh në shtëpi. Gruan e kam nga Fieri, në fillim nuk kuptoheshim për shkak të dialektit. Unë dhe ajo jemi njohur në një dasëm ku ishim të ftuar”, tha Halili

edmond halili rrefim

Lini një Përgjigje