TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Janar 2025, 07:09

Nga izolimi në izolim! Pas eliminimit nga Big Brother VIP Kosova, Gjesti bëhet pjesë e BBV Albania

Shkruar nga Pamfleti

Nga izolimi në izolim! Pas eliminimit nga Big Brother VIP Kosova, Gjesti

Reperi dhe këngëtari kosovar, Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, i cili u eliminua nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, pas një përballjeje me Drilonin, është bërë sërish pjesë e Big Brother VIP, por jo më në Kosovë.

Mbrëmjen e djeshme, ai u bë banor i shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4, duke sjellë një kthesë të papritur dhe interesante në këtë spektakël.

“Jam 100 % i sigurt me këtë që po bëj. Ai ka qenë vetëm fillimi. Pres shumë gjëra edhe më të forta. Faleminderit për ftesën, jam gati që të hyj. Dua të përshëndes publikun”, tha ai.

Gjesti u largua nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, pas një gare të fortë dhe me shumë tensione.

gjesti big brother albania

Lini një Përgjigje