
Prej vitesh Rafaela Fico e ka kuptuar mirë se si të bëjë për vete fansat. Nga dushet e nxehta në debutimin e saj në Big Brother, bukuroshja e njohur nuk ndalet dhe sa vjen e më shumë tregon nga vetja.
Së fundmi, ish-partnerja e Mario Balotelit ka shpërndarë disa imazhe në rrjetet sociale, teksa shihet që relaksohet në vaskë, larg botës së zhurmshme dhe monotone.
“Mësoni të relaksoheni. Trupi juaj është i çmuar, pasi strehon mendjen dhe shpirtin tuaj. Paqja e brendshme fillon me një trup të çlodhur”, shkruan show girl i njohur italiane.
View this post on Instagram
Rikthehemi edhe një herë te historia e dashurisë me Super Mario Balotelin. Ajo ka një fëmijë me lojtarin, janë të ndarë prej vitesh, por në një intervistë të dhënë për mediat, modelja ka thënë se njohja me të ka qenë një nga gjërat më të bukura në jetë.
Lini një Përgjigje