TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Qershor 2024, 10:25

Nga ‘Big Brother’ tek ‘Dancing With The Stars’, Roza Lati nuk humbet kohë

Shkruar nga Pamfleti

Nga ‘Big Brother’ tek ‘Dancing With The Stars’, Roza

Ish-banorja e “BBV”, moderatorja Roza Lati do të jetë konkurentja e parë në konkursin e kërcimit “Dancing with The Stars”. Ky lajm është bërë i ditur nga Olti Curri përmes një postimi në InstaStory.

“Roza Lati do të jetë personazhi i parë VIP që ka pranuar të jetë pjesë e spektaklit ‘Dancing with The Stars’” – ka shkruar Olti.

Kujtojmë se edhe në sezonet e shkuara, një pjesë e mirë e konkurrentëve të “BBV” bëheshin pjesë e garës së kërcimit.

Pritet që në ditët në vijim të zbulohen emrat e konkurentëve të tjerë që do t’i bashkohen këtij formati.

Nga ‘Big Brother’ tek ‘Dancing With The Stars’, Roza

roza lati dancing with the stars

Lini një Përgjigje