TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Qershor 2024, 10:14

Tom Cruise ngatërron makinën e tij me atë të kryeministrit britanik, video bëhet virale

Shkruar nga Pamfleti

Tom Cruise ngatërron makinën e tij me atë të kryeministrit

Shumë njerëz e kanë ngatërruar makinën e tyre me atë të dikujt tjetër, por ylli i Hollivudit, Tom Cruise bëri një hap më tej, pasi u përpoq të futej brenda makinës së kryeministrit britanik, Rishi Sunak.

Në një video, e cila është bërë virale në rrjetet sociale, Cruise shihet duke u përpjekur të futet në makinën e gabuar. Videoja është regjistruar dhe postuar në rrjetet sociale ku po bën xhiron e rrjetit.

Dera e makinës së Sunak nuk u hap dhe Tom, i buzëqeshur, shihet duke ecur drejt automjetit të tij duke kërkuar falje pak para se të mbërrinte kryeministri britanik dhe shoqëruesi i tij.

Tom Cruise ndodhet në Angli për të filmuar pjesën e fundit të serialit të filmave ‘Mission Impossible’, i cili pritet të dalë vitin e ardhshëm.

tom cruise ngaterrese makina rishi sunak

Lini një Përgjigje