TAGS-AT E JAVËS

Showbiz19 Dhjetor 2025, 07:52

Neda Balluku shpërthen kundër festivalit të RTSH: Është shtatzënë prej vitesh dhe nuk lind

Shkruar nga Pamfleti
Neda Balluku shpërthen kundër festivalit të RTSH: Është
Neda Balluku

Neda Balluku ka reaguar ashpër përmes disa postimeve në Instagram Story, ku ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj mënyrës se si po zhvillohet festivali i kenges ne RTSH dhe trajtimi i artistëve, veçanërisht i të rinjve.

Ajo u shpreh se festivali prej vitesh ka humbur funksionin e tyre krijues, duke i quajtur ato “shtatzënë prej vitesh”, por pa asnjë produkt të ri apo risi reale.

Sipas Ballukut, problemi kryesor qëndron në faktin se artistët e rinj nuk mund të konkurrojnë në të njëjtat kategori me emra të mëdhenj dhe të konsoliduar të muzikës shqiptare, duke e bërë garën të pabarabartë që në nisje.

“Nuk vlerësohen të rinjtë siç duhet dhe sidomos nuk u jepet vlera që meritojnë artistëve të konfirmuar”, shkruan ajo.

Në një tjetër reagim, Neda ndalet edhe te argumenti shpesh i përdorur se “konkurron kënga”, duke e kundërshtuar hapur këtë ide.

“Jo, nuk është argument ‘konkurron kënga’, kur këngët janë çdo vit e më drama”, thekson ajo

Balluku nuk kursen as ironinë kur përmend rikthimin e Gales për herë të tretë brenda tre viteve në festival, duke e cilësuar këtë si të tepërt, pavarësisht dashamirësisë që ka ndaj tij, dhe duke sqaruar se artistja nuk është nga Shkodra.

Reagimi i Nedës ka ngjallur diskutime të shumta në rrjet, duke rihapur debatin mbi drejtimin artistik të festivaleve dhe nevojën për ndryshim real në skenën muzikore shqiptare.

Neda Balluku shpërthen kundër festivalit të RTSH: Është

 

Neda Balluku shpërthen kundër festivalit të RTSH: Është

festivali i rtsh neda balluku

Lini një Përgjigje