TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Prill 2023, 18:27

Ndizet gara për finalen, Efi: Nuk e llogaris fare Luizin, do jem unë fituesja e “Big Brother”

Shkruar nga Pamfleti

Ndizet gara për finalen, Efi: Nuk e llogaris fare Luizin, do jem unë

Në shtëpi kanë nisur përplasjet e para, sa i përket dy finalistëve të parë Luizit dhe Efit. Kjo e fundit që natën që u shpall fituese ka qenë e heshtur në shtëpi, ndryshe nga ditët e para kur rihyri në shtëpi dhe kërkonte vetëm debat.

Kristi i tha Efit se po çuditet nga qetësia e saj këto ditë. Sipas tij, për aq kohë sa edhe Luizi edhe Efi “bërtasin” me zë se janë fitues, kjo tregon se ata kanë frikë të përballen e të debatojnë me njëri-tjetrin.

Sipas Efit ajo nuk ka aspak frikë nga Luizi dhe se nuk e konsideron fare atë, as si fitues dhe as si banor. Sipas saj, ajo e sheh veten fituese më 6 maj.

Efi: Po çfarë ditësh të bukura thua, ti s’të lë një ditë të bukur. Do debat nuk të rrihet.

Kristi: Ne bëjmë çfarë të duam po dhe ti shumë e qetë.

Efi: Jam e qetë se jam fituese.

Kristi: Pra ti ke siguri që do fitosh?

Efi: Po.

Kristi: Që do e mundësh këtë?

Efi: Po.

Kristi: Atëherë del ajo që them unë që të dy keni siguri dhe keni frikë të debatoni me njëri-tjetrin.

Efi: Cila është fjala frikë për ty?

Krisit: Frika është që nëse ti debaton me këtë person ke frikë se humbet pozicionin fitues.

Efi: Për mua nuk është ai fituesi, jam unë. Nuk e kalkuloj fare Luizin. Po fare fare.

efi luizi kristi

Lini një Përgjigje