
Një situatë plot humor ka ndodhur së fundmi brenda shtëpisë së “Ferma VIP”, ku banorët u angazhuan në një lojë me letra që përmbanin pyetje kurioze. Aktiviteti solli rrëfime të papritura dhe momentet më të çuditshme të fermerëve, duke ndezur tensionet dhe dramat e zakonshme në emision.
Protagoniste e kësaj loje u bë shkrimtarja Mimoza Ahmeti, e cila u përball me pyetjen pikante:
“Cila është gjëja më e çuditshme që ke kërkuar në internet?”
Me spontanitetin dhe sinqeritetin që e karakterizon, Ahmeti nuk kurseu asgjë:
“Burrë mi, burrë [kam kërkuar]!”
Përgjigja e saj e drejtpërdrejtë dhe epike shkaktoi të qeshura të banorëve dhe një atmosferë të lehtë në shtëpi, duke treguar se edhe momentet më të papritura mund të kthehen në pika qesharake dhe të paharrueshme për spektatorët.
Lini një Përgjigje