TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Shtator 2024, 13:38

"Mirëdita prokurori i Pejës!", Stresi kërcënon Medi Isenin nga arratia

Shkruar nga Pamfleti

"Mirëdita prokurori i Pejës!", Stresi kërcënon

Stresi është ende në arrati pas përfshirjes në sherrin e ndodhur në Pejë, i cili shkaktoi pasoja serioze.

Por edhe pse në kërkim, ai ka reaguar përsëri, duke bërë një kërcënim publik ndaj Medi Isenit, personit që u sulmua nga një grup ku, sipas raportimeve, Stresi ishte i përfshirë.

Në një postim të fundit, Stresi ka publikuar një foto të Medi Isenit nga spitali, dhe përmes këtij postimi ka bërë një deklaratë të fortë, duke kërcënuar se në të ardhmen ai do të përballet me të personalisht.

Mirëdita Prokurori i Pejës :
Un jam Medi Iseni, sic e shihni jam rreh si qeni prej disa personave, mirëpo kam fillu prap me i sha njerzit në TikTok. Unë s'të kam prek me dorë, por herës tjetër s'ka nevojë Prokuroria me nxjerr kërkim asnjë se do jem vecc unë pasha Zotin e madh”.

Ky incident ka pasur pasoja të ndryshme edhe për reperin Noizy, i cili vendosi ta trajtojë çështjen në përputhje me ligjin, ndryshe nga Stresi, për të cilin ende nuk dihet vendndodhja e saktë.

stresi kercenim medi iseni

Lini një Përgjigje