TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Shtator 2024, 12:06

Ilnisa flet për marrëdhënien e së bijës me Meritonin: Bëjnë gjëra bashkë që më bëjnë me nerva

Shkruar nga Pamfleti

Ilnisa flet për marrëdhënien e së bijës me Meritonin:

Ilnisa Agolli ka rrëfyer momentin e parë kur Meriton Mjekiqi është takuar me vajzën e saj. Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’ u shpreh se takimi shkoi shumë mirë, ashtu siç ajo e kishte pritur.

Po ashtu, Ilnisa zbuloi se Meritoni dhe vajza e saj janë bërë shumë shokë.

“Ky ka qenë takimi i tyre i parë. Ata janë shumë shokë, bëjnë shumë gjëra që unë bëhem me nerva, bëjnë shumë lojëra. Takimi i tyre ishte siç e kisha pritur. E rëndësishme është që ka dashuri shumë në familjen tonë”- u shpreh Ilnisa.

Kujtojmë se Ilnisa dhe Meritoni u njohën dhe u dashuruan brenda shtëpisë së ‘BBV3’. Ilnisa është nënë e një vajze, ndërsa Meritoni ka një djalë nga lidhja e mëparshme.

ilnisa agolli vajza meritoni

Lini një Përgjigje