TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 7 Maj 2026, 13:24

Mimoza Ahmeti: Ismail Kadare nuk e meriton suksesin që ka

Shkruar nga Pamfleti
Mimoza Ahmeti: Ismail Kadare nuk e meriton suksesin që ka
Mimoza Ahmeti

Gjatë një sfide në “Ferma VIP”, të titulluar “Përgjigju ose pije”, Mimoza Ahmeti u përball me pyetjen se cili prej kolegëve të saj, sipas saj, është i mbivlerësuar.

Pa hezitim, ajo përmendi shkrimtarin Ismail Kadare, duke deklaruar: “Mendoj se nuk e meriton suksesin që ka”.

Kjo nuk është hera e parë që Ahmeti shpreh publikisht qëndrimin e saj ndaj Kadaresë. Edhe në të kaluarën, ajo ka bërë deklarata kritike për autorin shqiptar me famë ndërkombëtare. 

Ndonëse për fermeret e tjera aty pranë kjo përgjigje nuk ngjalli kuriozitet, videoja është bërë virale dhe njerëzit po komentojnë mendimin e shkrimtares. 

Megjithatë, Ismail Kadare mbetet figura më e njohur e letërsisë shqiptare në botë, veprat e të cilit janë përkthyer në dhjetëra gjuhë. Romanet e tij studiohen në universitete europiane dhe prej vitesh emri i tij është lidhur vazhdimisht me diskutimet për Çmimin Nobel në Letërsi. Për shumëkënd, Ismail Kadare është emri që e nxori letërsinë shqipe jashtë kufijve të Shqipërisë.

mimoza ahmeti

Lini një Përgjigje