TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Shkurt 2024, 09:38

Meritoni u surprizua nga i vëllai, Rinori: Dasma u bë në kuadër të lojës

Shkruar nga Pamfleti

Meritoni u surprizua nga i vëllai, Rinori: Dasma u bë në

Gjatë ‘Prime-t’ të mbrëmshëm, produksioni i BBV3 kishte realizuar një surprizë për Meritonin. Vëllai i tij i vogël, Rinori, erdhi brenda shtëpisë më të famshme, ku mes lotësh u takuan me njëri-tjetrin.

“Është gjithçka për mua. Është gjithmonë me mua, kalojmë çdo gjë bashkë. Do më thoshte shijoje çdo moment aty brenda dhe trego edukatën dhe gjithçka kemi marrë nga prindërit. Dhe sigurisht, mos e lëndo dikë aty brenda.”- tha Meritoni për vëllain e tij.

“Je shumë i fortë, mbahu! Ji i drejtë, i sinqertë. Të dua shumë! Të gjithë të mbështesim shumë. Gjithçka ka mbetur njësoj jashtë. Loja është shumë mirë. Jemi krenarë për ty. Sa për dasmën, u bë në kuadër të lojës. Gjithçka mirë.”- i tha Rinori, i cili deklaroi hapur mospëlqimin e tij dhe familjes për Ilnisës. Madje, në fund, i pyetur nga Ledioni nëse donte të takonte dikë tjetër, Rinori nuk pranoi.

rinori takim meritoni

Lini një Përgjigje