TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Shtator 2024, 21:16

“Me zemrën plot, por me një vend bosh”, Jul Deda feston ditëlindjen e parë pa të atin: Ta ndjej mungesën babush

Shkruar nga Pamfleti

“Me zemrën plot, por me një vend bosh”, Jul Deda feston

Sot, aktori i humorit Jul Deda feston ditëlindjen e tij. Por në këtë 43-vjetor, ai feston pa të atin, artistin e ndjerë Zef Deda, i cili ka ndërruar jetën rreth një vit më parë, në nëntor 2023.

Sigurisht, në këtë ditë të shënuar për të, nuk mund të mos ia ndjente dhe shprehte mungesën. Ai shkruan në Instagram, teksa poston një foto familjare, se e ka zemrën plot, por me një vend bosh.

“E para ditëlindje pa ty Babush, ta ndjej mungesën, sidomos sot. Por ti je me mua, je me ne, çdo ditë. Gjithsesi familja që ti e kishe prioritet, ja ku është, e qeshur siç e deshe”, shprehet aktori.

"Ja kështu më gjeti ky 43 vjetor, me zemrën plot, por me një vend bosh. E para ditëlindje pa ty Babush, ta ndjej mungesën, sidomos sot. Por ti je me mua, je me ne, çdo ditë. Gjithsesi familja që ti e kishe prioritet, ja ku është, e qeshur siç e deshe. Jam i mbushur me dashuri, për këtë falenderoj familjen time, e cila është frymëzimi im dhe pasuria më e madhe që kam. Një falenderim i përzemërt shkon për ju, që më dërguat qindra mijëra mesazhe urimi nga mbarë shqiptaria, dhe ma bëtë këtë ditë të pa harrueshme, ju dua pa fund", shkruan aktori në rrjete sociale.

 

 

jul deda te atin ditelindje

Lini një Përgjigje