TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Shtator 2024, 15:52

“Nuk e njoh”, Dasara Karaiskaj i përgjigjet Egla Cenos: Nuk më harron dot

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk e njoh”, Dasara Karaiskaj i përgjigjet Egla Cenos: Nuk

Egla Ceno, krijoi një pyetësor në InstaStory teksa i kërkonte ndjekësve të saj të gjenin personazhet që i kanë bërë bllok në Instagram.

Nga një listë e gjatë me emra, një ndjekës përmend gazetaren Dasara Karaiskaj dhe i kujton Eglës deklaratën e saj ofenduese duke shkruar: “Dasara kukumjaçka, qe desh vdiq kur fitove ti bisha? (VIP veç në mendjen e vet është ajo)”.

“Nuk e njoh zemra. Mos i shaj gocat se gjynah”, ishte përgjigja e aktores, ndërsa një reagim ka ardhur sërish nga Karaiskaj.

Ajo ka postuar një video në InstaStory ku thotë: “Më është bombarduar DM e Instagramit me titujt e portaleve që ka reaguar Egla Ceno pas tre muajsh, më shumë ndoshta. Mua më vjen mirë se s’më harrojnë njerëzit. Unë personalisht njerëzit që nuk i njoh, nuk i postoj te Instagrami im. Unë nuk e njihja as Eglën edhe pse jam dashamirëse e teatrit, s’kam qëlluar edhe pse shumë teatër shoh, qe të shoh një shfaqje që të shkëlqejë kjo grua por e pashë të shkëlqente në Big Brother. Iku vapa po vjen Big Brotheri i ri tani. Do flasim”.

dasara karaiskaj egla ceno nuk e njoh

Lini një Përgjigje