
Moderatorja Lei Kraja ka folur për herë të parë për jetën e saj private. Gjatë një interviste në “Pushime on Top”, ku ajo po intervistonte këngëtares Diona Fona, kjo e fundit i është kthyer bukuroshes brune duke e pyetur: Po ty të është thyer zemra?
Kraja e ka pohuar dhe madje zbulon se ish-i nuk i ka plotësuar gjërat që ajo do dhe është ndjerë keq.
Lei Kraja: Të është thyer ndonjëherë zemra?
Diona Fona: Po si nuk më është thyer?!
Lei Kraja: Kush është ai? Jo, jo nuk duhet lejuar me ligj kjo gjë me ta thy zemrën ty!
Diona Fona: Është proces… Po ty ta ka thyer njeri zemrën?
Lei Kraja: Mua? Patjetër që po, nuk m’i ka plotësuar ato që doja, dhe ma ka thyer patjetër!
Lini një Përgjigje