
Deklarata për orientimin seksual e banorit të “BBVA4” u pasua me një sërë reagimesh nga mjaft persona publik.
Ishte reperi Stresi ai që reagoi ashpër ndaj tij nëpërmjet një Instastory.
Sakaq, nuk ka munguar as reagimi nga aktori i njohur Jul Deda, i cili është dhe një nga ish-banorët e “BBVA3”.
Nëpërmjet një Instastory, Deda u shpreh se kjo deklaratë është bërë sa për të tërhequr vëmendjen.
“Kësaj i thonë ta përdorësh orientimin seksual për lojë. Pse nuk e ka deklaru që në fillim që është gei, pse pikërisht në mes të prajmit? Më burrë u tregua Amberi që u deklaru që në prezantimin e parë” shkroi Juli.
Ndërsa më tej aktori u shpreh plot ironi se asnjeri nuk e heq të drejtën e të qenurit një mashkull ‘straight’.
“Meqë jemi në kuadër të deklaratave, më lejoni të deklaroj se jam një bashkëshort i shkqëlqyer për bashkëshorten time. Një baba shembullor për fëmijët e mi. Dhe një djalë fantastik për nënë time. Gjysh nuk jam bërë akoma, por asnjë njeri nuk ma heq të drejtën e të qenurit një mashkull straight”.

Lini një Përgjigje