TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Janar 2025, 10:23

“Jam rritur me këngët e tua”, Gresa ndërron mendim për Rovena Stefën: Nuk ka zë

Shkruar nga Pamfleti

“Jam rritur me këngët e tua”, Gresa ndërron mendim

Gresa ka folur me Vullnetin dhe Gjestin për zërin e Rovena Stefës.

Ajo tha se është hera dytë që e dëgjon duke kënduar live brenda shtëpisë së BBVK3, por që sipas mendimit të saj, ajo nuk di fare të këndojë.

“Unë Rovenën nuk e kam dëgjuar kurrë duke kënduar LIVE, këtu është hera e dytë që e dëgjoj edhe më falni por është skandal. Unë nuk mund të rri pa ta thënë, më fal është mendimi im. Ti ke hy qitu unë kam thënë që jam rritë me këngët e tua, unë kam thënë që të vlerësoj si artiste, krejt në rregull por kur të kap mikrofonin…”, u shpreh Gresa.

“Kurrgjë s’marr vesh në muzikë, por e marr vesh kur nuk di të këndojë”, tha më tej Gresa.

gresa rovena

Lini një Përgjigje