
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Pollozhani, ka rrëfyer mbi jetën e saj personale.
Gjatë një bisede të hapur brenda shtëpisë së famshme në Kosovë, Alba ka zbuluar se ka qenë e martuar për rreth 4-5 vjet, një periudhë të cilën e ka përshkruar si jashtëzakonisht të vështirë dhe traumatike. Ajo nuk nguroi ta cilësojë martesën si një “tmerr”, duke lënë të kuptohet se ka kaluar përvoja të rënda emocionale.
Sipas rrëfimit të saj, Alba ka përjetuar trajtim jo të mirë jo vetëm nga ish-bashkëshorti, por edhe nga familja e tij, me të cilët ajo bashkëjetonte. Banorja tregoi se presioni familjar, mungesa e mbështetjes dhe situatat e vazhdueshme stresuese kanë ndikuar thellë në gjendjen e saj emocionale dhe psikologjike.
Ky rrëfim u prit me vëmendje të veçantë nga banorët e tjerë të shtëpisë, të cilët u shfaqën të prekur nga historia e saj, ndërsa jashtë shtëpisë, në rrjetet sociale, ka nxitur reagime dhe diskutime të shumta.
Mortja ty moj po verrà paska shpetu nga ty. Moj moster ne fakt po gaboj qe te them moster ti duet te ishe te 5 je problematike si te len ata prendere moj vajz