TAGS-AT E JAVËS

Showbiz21 Janar 2026, 15:49

Deklaratat ‘bombë’ të Brooklyn Beckham, reagon David: Fëmijët gabojnë, kështu mësojnë

Shkruar nga Pamfleti
Deklaratat ‘bombë’ të Brooklyn Beckham, reagon David:
Deklaratat ‘bombë’ të Brooklyn Beckham, reagon David: Fëmijët gabojnë, kështu mësojnë

Pas deklaratës së fortë dhe tronditëse të Brooklyn Beckham, i cili akuzoi publikisht prindërit e tij se janë përpjekur të shkatërrojnë martesën e tij me Nicola Peltz përmes “gënjeshtrave të panumërta”, ka ardhur reagimi i parë publik nga David Beckham.

I ftuar në emisionin “Squawk Box” në CNBC, këtë të martë (20 janar), ish-futbollisti 50-vjeçar foli në mënyrë indirekte për situatën familjare, duke u ndalur te ndikimi i rrjeteve sociale dhe edukimi i fëmijëve të tij: Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper.

“Unë jam përpjekur t’i edukoj. Ata bëjnë gabime, por kështu mësojnë,” u shpreh David Beckham, duke shtuar se prindërit, në disa raste, duhet t’i lejojnë fëmijët të përballen vetë me pasojat e zgjedhjeve të tyre. Ai theksoi se fëmijët e tij “lejohen të gabojnë”, një deklaratë që shumëkush e ka interpretuar si një përgjigje të tërthortë ndaj akuzave të Brooklyn-it.

Kjo ishte paraqitja e parë publike e David Beckham pas shpërthimit të skandalit familjar, pasi gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ai kishte shmangur çdo pyetje lidhur me djalin e tij të madh dhe krizën brenda familjes.

Nga ana tjetër, burime pranë Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz bëjnë me dije se çifti është thellësisht i zhgënjyer nga situata. Sipas tyre, ata janë lodhur nga mungesa e një ndjese publike dhe nga dëmi që, sipas tyre, prindërit e Brooklyn-it i kanë shkaktuar jetës së tyre private, në përpjekje për të mbrojtur imazhin publik të familjes Beckham.

Edhe pse David dhe Victoria Beckham thuhet se kanë kërkuar disa herë takime për pajtim, Brooklyn mbetet i palëkundur në qëndrimin e tij. Ai ka deklaruar se që nga momenti kur është distancuar nga familja, ankthi i tij është zhdukur, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia me prindërit ka qenë burim i madh stresi për të.

Tashmë, vëmendja e mediave ndërkombëtare është e përqendruar te klani Beckham, ndërsa publiku pret të shohë nëse kjo përçarje e thellë familjare do të gjejë ndonjëherë një rrugë drejt pajtimit, apo nëse do të mbetet një nga konfliktet më të bujshme në historinë e showbiz-it modern.

@dailymailuk Sir David Beckham made his first public comments since his son Brooklyn’s extraordinary statement denouncing his family. Speaking on CNBC’s ‘Squawk Box’ Beckham said ‘children make mistakes’ and that ‘you have to let your children make mistakes’ after he was asked about the use of social media. ????CNBC #davidbeckham #brooklynbeckham #victoriabeckham ♬ original sound - Daily Mail UK

david beckham reagim brooklyn beckham

Lini një Përgjigje