TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Maj 2023, 10:22

Luizi "kapet" me Kiarën në rrugë: S'është momenti për romanticitet

Shkruar nga Pamfleti

Luizi "kapet" me Kiarën në rrugë:

Kiara dhe Luizi janë padyshim çifti më i përfolur i momentit. Ata i shohim shumë aktiv së fundmi në rrjetet sociale, ku edhe nuk ngurrojnë të realizojnë transmetime live dhe të postojnë poza romantike së bashku.

Mbrëmjen e djeshme dyshen e ka zënë shiu në rrugët e Tiranës. Të dy, ata janë shfaqur live në Instagram, ku nuk kanë munguar komentet dashamirëse për ta.

Teksa kanë përshëndetur ndjekësit, Luizi dëgjohet të thotë: “U lagëm u bëmë qull”.

Ndërkohë për Kiarën, ky është një moment romantik, por e kundërta është për Luizin, i cili mes batutash i thotë se “nuk është momenti për romanticitet, por duhet të gjejnë ku e kanë lënë makinën”.

Luizi: “U lagëm u bëmë qull…”

Kiara: Ej yje si jeni është koha perfekte për të qëndruar në shtëpi, për të parë një film…

Luizi: Po ik o Kiara ik, po bën Kiara romantike. Po ça filmi o Kiara, po hajde të gjejmë ku e kemi lënë makinën.

luizi kiara

Lini një Përgjigje